English

Plumba në mes të Durrësit, plagoset 16 vjeçari

Durrës, 29 korrik 2011, NOA- Një 16 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka ngelur i plagosur me armë zjarri pas një grindje me disa bashkëmoshatarë të tij.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se i riu ka marrë tre plumba në trup dhe është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit.

Ndërkaq nga ana e uniformave blu ka nisur menjëherë puna për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e arsyeve të plota të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.9 të qytetit bregdetar.

Sipas dëshmitarëve shkak për këtë ngjarje ka qenë një konflikt i momentit mes të rinjve.

a.y/NOA

KOMENTE