Poloni, 29 korrik 2011, NOA - Komisioni hetimor në Poloni publikoi sot raportin e shumëpritur në lidhje me hetimet e fatkeqësisë së prillit 2010, ku nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczynski.
Komisioni i Qeverisë polake tha se pajisjet e gabuara dhe komunikimi i dobët i stafit të Rusisë në tokë, kanë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit vitin e kaluar, ku humbi jetën presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski. Kreu i Komisionit, kolonel Robert Benedikti, tha para gazetarëve se sistemi i ndriçimit në aeroprtin rus të Smolenskut ka qenë i dobët dhe se rusët i kanë dhënë urdhër të gabuar ekuipazhit. 96 persona kanë vdekur, kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për tu ulur në Smolensk. Presidenti Lech Kaczynski, gruaja e tij, Maria, dhe dhjetëra zyrtarë polakë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar. Një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çfarë kishte shkaktuar zemërim në Poloni. a.q/NOA