English

Shpërthim në një minierë në Ukrahinë, vdesin 16 minatorë

Moskë, 29 korrik 2011, NOA – Një shpërthim gjatë natës në një minierë në rajonin e Lugansk,Ukraina ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 minatorëve. Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Interfax duke cituar burimet e mbrojtjes civile lokale.

Dhjetë minatorë janë zhdukur , ndërsa dy të tjerët janë shtruar në spital. Shpërthimi ndodhi ndoshta për shkak të një rrjedhje të gazit metan, ndërsa një grup prej 28 minatorë ishin duke punuarrreth 900 metra në thellësi të minierës-Sukhodolskaia Vostochnaia.

a.q/NOA

KOMENTE