English

Stefanoviç: Marrëveshja u arrit, KFOR-i do tërhiqet

E premte, 29 korrik 2011, NOA- Pas negociatave mes komandantit të KFOR Erhard Buhler dhe negociatorit serb Borislav Stefanoviç për situatën në veri të Kosovës mësohet të jetë arritur marrëveshja.

Pas kësaj trupat e KFOR-it janë tërhequr nga fshati Rudarë, pasi nuk ishin lënë të kalojnë nga një turmë e madhe e serbëve, të cilët ende po vazhdojnë ta mbajnë rrugën të bllokuar.

Në mbrëmje forcat e KFOR-it kanë bllokuar urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke ndaluar kalimin e veturave dhe këmbësorëve nga të dy anët e Mitrovicës.

Situata në veri u tensionua pasi serbët kishin barrikada në rrugën që të çon në pikën kufitare të Jarinjës, pavarësisht ultimatumit të KFOR, për të hequr barrikadat.

Stefanoviç është shprehur se, “Marrëveshja është arritur që KFOR-i të tërhiqet. Jemi shumë afër për të gjitha problemet, duhet edhe pak kohë që të bisedohet, qëndroni të qetë dhe të dinjitetshëm, sepse gjenerali Buhler më në fund e ka kuptuar se gjithçka tjetër është më mirë se konflikti”.

a.y/NOA

KOMENTE