Kajro, 29 korrik 2011, NOA - Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt bën të ditur se ish-presidenti i këtij vendi, Hosni Mubarak, dhe të tjerët do të gjykohën në Gjykatën e Kajros më 3 gusht, lidhur me përfshirjen e tyre në vrasjet e protestuesve.
Gjykimit i nënshtrohen edhe dy djemtë e tij, ish-ministri i Brendshëm dhe disa zyrtarë të tjerë të regjimit të kaluar.Nuk është bërë e qartë nëse gjendja e tij shëndetësore do ta lejojë Mubarakun të ndjekë gjykimin personalisht.
a.q/NOA