Prishtinë, 29 korrik 2011, NOA – Konfirmohet se një prej 76 viktimave të masakrës në Oslo dhe Otoya është një shqiptare. Ministria e jashtme e Kosovës ka konfirmuar Lejla Selaçi ka vdekur gjatë të shtënave të autorit të dyshuar Breivik në ishullin norvegjez, bashkë më 67 të tjerë.
“Nga organet kompetente të Norvegjisë konfirmohet se Lejla Selaçi rezulton e vrarë. Këtë e bëri të ditur ambasadorit i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peçi.
E ndjera, Lejla Selaçi, deri tash gjendej në mesin e të zhdukurve, të tragjedisë që ndodhi para një jave në Norvegji. Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Behring Breivik, 17-vjeçarja me prejardhje nga Vushtrria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së jashtme kosovare.
Selaçi rezultonte e zhdukur që prej 22 korrikut, kur miq dhe familjarë të saj dhanë alarmin se kishin humbur çdo kontakt m
Anders Behring Breivik, ka pranuar se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Norvegji që prej Luftës së Dytë Botërore.
a.q/NOA