Australi, 30 Korrik NOA - Deri në këto momente kishim dëgjuar të flitej vetëm për legjendat metropolitane të krokodilëve në kanalizimet e Nju Jorkut.
Në Cairns, në Australi, ky mit ka ndodhur sërish.
Në këtë mënyrë një reptil i gjatë rreth një metër e gjysmë doli nga një kapanxhë në mes të një kryqëzimi duke shpërndarë panik mes automobilistëve dhe kalimtarëve.
Për kapjen e kafshës dhe për transportin e sigurt në habitatin e tij natyral, u deshën ndërhyrjet e personave të mbrojtjes civile.
r.b/NOA