English

Berluskoni: “Jeta ime është në rrezik, Gadafi më do të vdekur”

Romë, 30 korrik, NOA - Silvio Berluskoni ka frikë se mund të vritet me urdhër të kolonelit Gadaf. Frika e kryeministrit italian është jo vetëm për veten, por edhe për familjen e tij.

"Jeta ime është në rrezik dhe për fat të keq, jo vetëm unë, por edhe familja ime – ka deklaruar Berluskoni - Kam mësuar nga burimet e mia të besueshme se Gadafi ka dhënë urdhër të më vrasin". Berluskoni pretendon se është në "shënjestër" të Kolonelit të Libisë, "sepse kështu Gadafi vendosi. Ai është betuar për mua", shton ai.

Ndër arsyet që ka ushqyer pakënaqësinë e kolonelit është pjesëmarrja e Italisë në luftën në Libi.

"Në Tripoli, ka pasur postera gjigande që më përshkruajnë mua me Gadafin duke shtrënguar duart. –vazhdon Kryeministri –. Ai e ka marrë ndërhyrjen tonë ushtarake si një tradhti".

Berluskoni kujton kundërshtimin e tij fillestar për të marrë pjesë në konflikt. "Në atë kohë unë kisha paralajmëruar partnerët tanë ndërkombëtarë - tha ai - dhe madje edhe shpjegova se operacioni nuk do të ishte i lehtë dhe se mund të ishte i rrezikshëm".

"Pastaj, para presionit të SHBA-së dhe votimit nga parlamenti - shtoi ai - çfarë mund të bëja? Nuk isha unë ai që vendoste. Por shkoni dhe shpjegojani këtë dikujt që është mësuar të komandojë si Gadafi. Rregullat e demokracisë nuk i kuptojnë".

a.e./NOA

KOMENTE