English

Facebook, stop anonimatit

SHBA, 30 Korrik NOA - Për të luftuar abuzimet që janë duke ndodhur në ueb dhe veçanërisht në rrjetin shoqëror të Facebook, duhet të merret një masë parandalimi për ti dhënë fund përdorimit të anonimatit.

Për këtë fakt është e bindur Randi Zuckerberg, e motra e Mark dhe drejtore e marketing për Facebook.

“Personat sillen shumë më mirë dhe më korrekt kur është emri i tyre ai që shfaqet në profilet respektive”, - ka bërë të ditur ajo në një debat në lidhje me mediat sociale në Nju Jork.

Në të njëjtën linjë është dhe Eric Schmidt, ish-numri një i Google, i cili është i bindur për anonimatin në ueb dhe rrezikshmërinë që sjell ai dhe mendon se në fund qeveritë “do ti kërkojnë” përdoruesve të navigojnë me emrat e tyre real.

r.b/NOA

KOMENTE