English

Festa me armë, karikatorë, fishekë dhe revole me gaz

E shtunë, 30 korrik 2011, NOA- Edhe pse vijon tradita që në dasmat dhe gëzimet shqiptare të shkrepet armë në momentin që çelet ahengu, duket se përdoruesit e këtyre armëve i harrojnë pasojat që i presin.

Një rast i tillë ka ndodhur në Drenas të Kosovës ku gjatë një ahengu familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Pas sinjalizimit për këtë rast menjëherë nga ana e policisë e cila mbërriti në vendngjarje u bë konfiskimi i një revole me gaz me një karikator dhe gjashtë fishek si dhe 12 gëzhoja.

Po për të njëjtën arsye një tjetër ngjarje e ndodhur në Prishtinë, gjatë një ahengu familjar ka pasur te shtëna me armë zjarri dhe nga ky rast është konfiskuar një armë zjarri e llojit AK-47 me një karikator me gjashtë fishekë.

Ndërkaq ndaj dy zotëruesve të këtyre armëve të zjarrit, qoftë atij në Drenas dhe qoftë atij në Prishtinë nisën menjëherë hetimet.

a.y/NOA

KOMENTE