Milano, 30 Korrik NOA - Edhe pse përgënjeshtrimet e përhershme të Marco Brancës kanë ardhur, Inter vazhdon sërish të punojë për të sjellë në Itali Carlitos Tevez.
Agjentët e lojtarit janë në Milano për të mbyllur këtë tratativë, por për të zyrtarizuar këtë blerje duhet të kryhet shitja e një lojtari të madh në ekip.
Hipoteza më e mundshme është ajo e Samuel Eto’o edhe pse për momentin shitja e Wesley Sneijder në drejtim të United duket më bindëse.
r.b/NOA