English

Kontrolli i kufijve në veri të Kosovës, Kusari-Lila: Ndërkombëtarët ishin njoftuar

Zagreb, 30 korrik 2011, NOA – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministre e Tregëtisë Mimoza Kusari-Lila deklaroi se qeveria e Kosovës nuk ka votuar për aksionin e njësisë speciale në veri, por vendimi është marrë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

një intervistë për Zërin e Amerikës të cituar nga Koha Ditore, ministrja Kusari-Lila bëri me dije se përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe KFOR-it, ishin njoftuar më herët për këtë aksion të policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll dy pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës, përkatësisht atë të Bërnjakës dhe e Jarinjës.

Sipas saj ishte EULEX-i ai që nuk pranoi të mbështesë aksionin e qeverisë së Kosovës në veriun me shumicë serbe.

Zonja Kusari-Lila evidentoi se për aksionin e 25 korrikut në veri të Kosovës ishin njoftuar edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.

Koha Ditore/mit/NOA

KOMENTE
  • Zef Gojani20:30 - 30 Korrik 2011
    une jame ne takort qe tregtaret e kosoves te ndalojne gjdo tregeti me serbin