English

Lee Ryan i Blue grindet dhe gjobitet

Londër, 30 Korrik NOA - Lee Ryan i grupit “Blue” është shumë gjaknxehtë.

Djali i keq i bandës, edhe pse karakterizohet nga një fytyrë engjëlli, është gjobitur me një shumë prej 80 sterlinash dhe kjo me akuzën e pjesëmarrjes në një grindje të dhunshme gjatë festës së ditëlindjes së tij të njëzet e tetë.

Gjoba erdhi pasi një makinë policie ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen jashtë lokalit, ku po zhvillohej dhe festa.

Këngëtari kishte ftuar me dhjetëra persona në një lokal nate në Oxford.

Hyja kushtonte 10 sterlina, por duke u vënë në dijeni të prezencës së yllit të popit numri i personave të pranishëm ishte akoma dhe më i madh.

Shumë fansa kanë dashur të futen në lokal duke shkaktuar një kaos të vërtetë, të cilin Lee Ryan ka dashur ti japë një qetësim.

Por për tu theksuar është se futja e tij në turmë shkaktoi një sherr të dhunshëm, i cili pushoi vetëm falë ndërhyrjes së policisë.

r.b/NOA

KOMENTE