English

Ndahet nga bashkëshorti, mbulon me tatuazhe 85% të trupit

Francë, 30 Korrik NOA - Fundi i një martese përfaqëson gjithmonë një moment ndryshimi epokal për atë person që e përjeton.

Në këtë mënyrë anglezja Jacqui Moore, 41 vjeçe, me dy fëmijë pas shpatullave, mësuesnjë shkollë private, ka marrë vendimin për tu transformuar tërësisht dhe jo vetëm në aspektin e ndjenjave të saj.

Rezultati? Momentalisht trupi i saj është i mbuluar në 85% të sipërfaqes me tatuazhe.

“Tatuazhin e parë e kam bërë në simbol të lirisë që fitova”, - tregon Jacqui për të përditshmen britanike Sun.

Ajo çka është më e çuditshme, mund të themi se kjo “liri” e fituar nga Jacqui ka zgjatur shumë pak pasi, gruaja gjeti një dashuri të re dhe ishte pikërisht personi në të cilin ajo bëri tatuazhet, Curly, 45-vjeç.

r.b/NOA

KOMENTE