E shtunë, 30 korrik 2011, NOA- Njerëz të armatosur kanë vrarë 11 myslimanë të minorancës shiite në Quetta, në jugperëndim të Pakistanit.
Ndërkaq nga ky sulm i befasishëm ngelën të plagosur edhe dy të tjerë.
Mësohet se agresorët më pas u arratisën duke marrë me forcë një autobus i cili po ecte drejt qytetit me të afërt, atij të Hazarës.
Në Pakistan është e shumtë dhe e shpeshtë dhuna fetare nga ana e grupeve ekstremiste si ato shiite dhe ato synite, të cilat shpesh kanë si objektiv të tyre aktivistët dhe liderët e grupeve të tjera.
a.y/NOA