E shtunë, 30 korrik 2011, NOA- Pallati mbretëror norvegjez dhe selia e Partisë Laburiste ishin në objektivat e atentatorit ekstremist Anders Behring Breivik.
Këtë fakt e ka konfirmuar tabloidi norvegjez Verdens Gang.
“Gjatë pyetjeve të bërë ndaj tij, Anders Breivik deklaroi se kishte vendosur objektiva të tjera por që në 22 korrik nuk ishin përfshirë, përveç selisë së qeverisë dhe maskarës në Utoyua, ai kishte planifikuar sulm ndaj pallatit mbretëror dhe Partisë Laburiste”, tha për gazetën Prokurori Paal-Frederik Hjort Kraby.
a.y/NOA