English

Parandalohet vrasja në Elbasan, policia prangos 35 vjeçarin

Elbasan, 30 korrik 2011, NOA- Policia Elbasanit mesnatën e kaluar ka parandaluar një vrasje, duke shpëtuar kështu objektivin e saj.

Astrit Sinani i moshës 35 vjeçare ra në duart e policisë së këtij qyteti në orët e para pas mesnate, gjatë kohës që ishte duke ndjekur me makinën e tij një person për ta vrarë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se Sinani kishte gjurmuar objektivin e vrasjes së mbetur në tentativë dhe i ishte qepur pas për ta ekzekutuar.

Por falë ndërhyrjes së policisë Sinani u ndalua, por në makinën e tij u gjet një pistoletë me silenciator.

Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e objektivit të 35 vjeçarit.

a.y/NOA

KOMENTE