English

Parashikimi i motit për 31 korrik 2011

Tiranë, 30 korrik 2011, NOA- Edhe nesër, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme ndërsa me vranësira dhe shira të dobët dhe të izoluar do të ketë sërish në zonat malore sidomos në verilindje të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, edhe gjatë pasdites do të mbetemi me të njëjtat kushte atmosferike ku në bregdet dhe ultësirën perëndimore do të jetë dominues moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta ndërsa në zonat malore do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira me intensitet të ulet, vranësirat dhe shirat do të jenë të përqendruara në pjesën veriperëndimore dhe verilindore të Shqipërisë. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga këto zona.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa Veriore, Verilindore si edhe Vendet Balltike do të karakterizohen nga vranësira dhe shira me intensitet të larte gjatë gjithë ditës. Po ashtu vranësira, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në Norvegji dhe në Ishujt Britanike ku problematike në këto zona do të jenë edhe rënie e ndjeshme e temperaturave. Në kushtet e vranësirave dhe shirave të cilat do të jenë me intensitete të ulëta, po njëlloj do të jetë edhe Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani Verior por në këto rajone nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas-hershme. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizohet Europa Qendrore dhe Europa Jugperendimore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Verior do të mbetet me shira intensiv dhe stuhi ere

- Vendet Balltike rrezikojnë shira intensive dhe temperatura të ulëta

- Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE