English

Pasqyra e shtypit, 30 korrik 2011

Tiranë, 30 korrik 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 30 korrik 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor, “Vrasja mafioze, ekzekutohet me dy plumba në kokë avokati, Sokol Doçi jursit në Entin e Banesave, vritet para shtëpisë”.

Një tjetër titull i kësaj gazete është edhe ai i kryetarit të ri të bashkisë gjatë një interviste, “Basha: Nuk do të ketë spastrime politike”.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin, “Atentat mafioz, vritet ortaku i Prudentinos, Sokol Doçi u vra përpara shtëpisë me plumb në kokë”.

Argument tjetër i kësaj të përditshme është edhe, “Kuvendi shkëput marrëdhëniet me prokurorinë, Ina Rama tre vjet pa raportuar”.

“Gazeta Shqiptare” vë në fokusin kryesor të saj shkrimin, “8 plumba mbi juristin. Vritet Sokol Doçi, punonte tek Enti i Banesave”, duke shtuar më tej se ai ka punuar me biznesmenin italian Anxhelo Prudentiono.

“Kontrabanda, zhduket biznesmeni Hajri Elezaj”, është një tjetër shkrim i kësaj gazete e cila ka marrë spunto nga njoftimi i bërë pasditen e djeshme ku thuhej se biznesmeni ishte larguar nga shtëpia pavarësisht masës së paraburgimit, “arrest në shtëpi”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Islami: PS me Ramën, 12 vjet në opozitë”.

Ndërkaq një tjetër shkrim që zë vend kryesor në këtë të përditshme është edhe, “Basha: Bashkia nuk do përfshihet në konflikte politike”, ku jepet qëndrimi i kryebashkiakut lidhur me pozicionimin e tij pas marrjes së detyrës.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin, “Bode guvernator, Basha në vend të tij. Skema e lëvizjeve në kupolën e PD, kryetari shtyn në vjeshtë zgjedhjet, kohë kur mbaron mandati i Fullanit”.

“Atentatori i zë pritë Doçit, policia, hetimi në disa pista”, është një tjetër shkrim i kësaj gazete.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE