English

Policia e Durrësit prangos autorin e plagosjes së 20 vjeçarit

Durrës, 30 korrik 2011, NOA- Policia e qytetit të Durrësit gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur emrin e atentatorit të 20 vjeçarit të qëlluar me plumba në qytetin bregdetar.

Sipas policisë thuhet se autor i kësaj ngjarje është Berald Islami i moshës 18 vjeçare duke komunikuar se është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.

Nga goditjet me armë zjarri në drejtim të 20 vjeçarit Shkëlqim Dradha, tre plumba e kanë zënë në trup të riun duke bërë që të përfundojë me urgjencë në spital.

Ngjarja e cila ndodhi pranë muzeut të Dëshmorëve në Durrës, mësohet të ketë ndodhur pas një grindje mes të rinjve.

Ndonëse dyshohet se të përfshirë në këtë ngjarje ka pasur persona të tjerë, nga ana e policisë po vijon puna për zbardhjen e motiveve që çuan në këtë ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE