Kretë, 30 korrik 2011, NOA- Një zjarr i dalë jashtë kontrollitnë ishullin e Kretës ka bërë që zjarrfikësit të përkushtohen për të vënë nën kontroll flakët e shfrenuara të tij.
Mësohet se pas këtij zjarri ka nisur evakuimi i qindra-mijëra banorëve dhe turistëve nga zona në jug të ishullit grek.
Flakët po hapen në drejtime të ndryshme afër lagjes Kria Vrisi dhe era e fortë po pengon shuarjen e tyre dhe mbrojtjen e popullsisë civile.
Për kryebashkiakun e Agia Vassiliou, Giorgos Piperakis, bëhet fjalë për një zjarrvënie.
a.y/NOA