Sarajevë, 31 korrik, NOA - Anxhelina Xholi ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së festivalit tetë-ditor të Filmit në Sarajevë, ku edhe ka marrë nga organizatorët një çmim të veçantë për tërheqjen e vëmendjes për refugjatët e Bosnjës së luftës 1992-1995. Çmimi i quajtur, “Zemra e Sarajevës” i është dorëzuar Xholit nga drejtori i festivalit, Miro Purivatra. Ai tha se çmimi i është dhënë asaj për ndikimin e madh në industrinë e filmit, por po ashtu edhe për “këmbënguljen e saj në angazhimin në çështjet komplekse në jetën reale në të cilën jetojmë”. Xholi ka vizituar Bosnjën disa herë në vitin e kaluar si ambasadore e UNHCR-së dhe ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e 117 mijë njerëzve që ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre edhe pas 16 vjet të përfundimit të luftës. E shoqëruar nga Bred Pit ajo ka vizituar disa kampe të refugjatëve. NOA/RFE