English

Ar dhe diamante në rrugët e Nju Jorkut

Nju Jork, 31 korrik, NOA- Raffi Stepanian, në Queensland çdo ditë gjen kaq shumë thesare të fshehura në qendër të Big Apple sa ka arritur të bëjë një biznes të tij. Raffi çdo ditë “skanon” trotuaret e Nju Jorkut në kërkim të gjurmëve të arit, diamanteve, rubinit dhe gurëve të tjerë të çmuar.

Veglat e tij janë: një thikë e mprehtë, një pincë, pak ujë dhe një enë. Në sajë të këtyre mjeteve dhe i armatosur me një durim të pafund, Raffi gërmon për çdo gram ari dhe gurësh të çmuar që më pas i pastron.

Ai thotë se në rrugët e Nju Jorkut, sidomos ato në afërsi të rrugës 47 janë të veshura me ar dhe diamante, vetëm se askush nuk i vë re.

Një herë ai ka mbledhur të gjithë baltën e depozituar në të çarat e trotuareve për të marrë pluhur ari. E gjithë kjo mund të duket e pabesueshme, por pak nga pak sasia e arit garanton rrogën mujore të tij.

Gjithashtu në rrugë ai has shpesh diamante të vogla që kontribuojnë në ngritjen e fondeve të muajit Në vetëm gjashtë ditë, kërkuesi ka shitur për 819 dollarë vlerën e arit të gjetur në rrugë.

a.e./NOA

KOMENTE