English

Britani e Madhe, mbyllet zyra e Thatcher në dhomën e lordëve

E diel, 31 korrik 2011, NOA- Akti i fundit i jetës publike të Margaret Thatcher, prej kohësh e sëmurë, zyra e Zonjës së Hekurt në dhomën e Lordëve u mbyll.

Këtë fakt e konfirmoi i biri, Sir Mark Thatcher.

“Në Westminster mungon hapësira dhe familja mori vendim me unitet të plotë, se nuk ishte më e justifikuar të mbahej një zyrë për të”, deklaroi një burim afër Zonjës së Hekurt, sipas të cilit është thuajse e pamundur që ish-kryeministria të shfaqet sërish në publik.

a.y/NOA

KOMENTE