English

Dita e 7 e grevës së minatorëve, këshilltari i Topit shkon në Bulqizë

Dita e 7 ë grevës së minatorëve, këshilltari i Topit shkon në Bulqizë Bulqizë, 31 korrik, NOA Dita e shtatë e grevës së urisë ka bërë që gjendja shëndetësore e 16 minatorëve të Bulqizës të rëndohet edhe më tepër. Minatorët e Bulqizë janë ngujuar në 1400 metra thellësi dhe kërkojnë plotësimin e kushteve, ku më kryesorja është rritja e pagës. Nga ana e autoriteteve ka pasur vetëm një reagim të Ministrisë së Ekonomisë në lidhje me kontratën e firmës që shfrytëzon minierën e Bulqizës. Ndërkohë që nga institucionet, vetëm Presidenti i Republikës duket se është duke e ndjekur situatën me shumë vëmendje. Këshilltari i Presidentit, Topi, Fatlum Nurja do të udhëtojë për në Bulqizë ku do të vizitojë nga afër gjendjen e grevistëve dhe të tjerëve të cilët prej ditësh qëndrojnë në ambientet e jashtme të galerisë në mbështetje të kolegëve të tyre. Vizita e këshilltarit të Topit është konfirmuar nga Zyra e Shtypit të Presidencës me anë të një njoftimi për mediat. a.k/NOA

KOMENTE