English

Frutat e sezonit: të gjitha vlerat ushqyese të pjeshkës

Tiranë, 31 korrik, NOA- Pjeshka simboli i jetëgjatësisë dhe pavdekësinë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.

Ky frut i ëmbël është freskues, me pak kalori dhe i shëndetshëm. Ai është i përbërë nga 90% ujë dhe mineraleve të ndryshme ndër të cilat më i bollshëm është kaliumi dhe më pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.

Të hash një pjeshkë në ditë nënkupton furnizimin e trupit me rreth 15% të kërkesave të përditshme të vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, thelbësore për fortifikimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit në gjak. Përveç kësaj, një marrje e duhur e vitaminës C zvogëlon rrezikun e kancerit së paku 70%. Një element tjetër i rëndësishëm është beta karotene, e cila stimulon melaninën që favorizon nxirjen dhe ndihmon lëkurën të qëndrojë elastike dhe e re. Jo rastësisht pjeshka përdoret gjerësisht në prodhimin e kremrave ​​kozmetike dhe maskave të ​​fytyrës.

Ndër të tjera pjeshka ka dhe vlera antioksiduese. Ajo pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të përmbajtjes të kaliumit dhe manganit.

Ajo plotëson organizmin me mineralet e humbura nga djersa. Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen.

Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund ti shkaktojë parehati zorrëve.

Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë.

Këtu janë vlerat ushqyese për 100 gram të produktit:

Potasio: 260 mg.

Kalori: 27 kcal Ujë: 90,7 g. Karbohidrate: 6.1 g. Proteina: 0,8 g Sheqerna: 6.1 g Fibra: 1.6 g. Kalcium: 8 mg. Natrium: 3 mg. Hekur: 0,4 mg. Kalium: 260 mg.

Ne mund të ndajmë në tri lloje kryesore pjeshkat: 1) Pjeshka e zakonshme, që karakterizohet nga një lëkurë e hollë dhe e butë, me push të hollë dhe që mund të ketë tul në ngjyrë të bardhë ose të verdhë. 2) Pjeshka pa push ose nektarina, e cila karakterizohet nga një lëkurë e butë dhe tuli i saj është zakonisht i verdhë dhe i fortë.

3) Së fundi, ekziston një kategori pjeshke që nuk është tregtohet në tregun e shitjeve me pakicë, ajo përdoret zakonisht në lëngje frutash, ka tul shumë të fortë dhe e ruan atë për një kohë të gjatë, prandaj është ideale për industrinë e lëngjeve.

a.e./NOA

KOMENTE
  • BONA01:17 - 01 Gusht 2011
    IYIKUL
  • BONA01:16 - 01 Gusht 2011
    RTTTTYT