E diel, 31 korrik 2011, NOA- Britania e Madhe ka vendosur tu japë fund problemeve të postës mbretërore me vendimin që ka marrë.
Sipas nismës së fundit, në këtë vend në rast se postieri troket në shtëpi dhe nuk gjen njeri, atëherë postën ose pakon brenda saj e gjen te fqinji, pasi postieri do e lerë atje.
Shkak për këtë është bërë një sondazh i kryer së fundmi, sipas të cilit lënia e pakos në shtëpinë ngjitur është opsioni më i kërkuar nga personat që mund të mos jenë në shtëpi, në momentin e ardhjes së postës.
a.y/NOA