Bulqizë, 31 korrik 2011, NOA- Këshilltari i Presidentit të vendit Bamir Topi, Fatlum Nurja, ka dalë pak minuta më parë nga ambientet e grevës dhe nga miniera ku janë ngujuar minatorët.
Rreth dy orë më parë ai hyri në një takim me minatorët ku dëgjoi kërkesat e tyre dhe u njoh me gjendjen shëndetësore, për të dalë në heshtje më tej duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Mësohet se Nurja u ka thënë grevistëve se do raportojë te Presidenti kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
Në ditën e shtatë të protestës minatorët vijojnë të qëndrojnë 1400 metra nën tokë, çka ka bërë që gjendja shëndetësore e tyre të rëndohet së tepërmi.
Nga ana e grevistëve kërkohet rritje e pagës në masën 40%, ulja e moshës së pensionit si dhe plotësimi i kushteve të punës.
a.y/NOA