E shtunë, 23 korrik 2011, NAO- Një vajzë e moshës 16 vjeçare ka tentuar të vrasë veten duke pirë acid klorhidrik për të mos u martuar me djalin të cilin babai dhe i vëllai ia kishin gjetur me shkuesi.
Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, dhe personazhi i kësaj ngjarje është njëvajzë nga Pakistani e cila ka gjetur rrugën ekstreme për të mos marrë si burrë një njeri që nuk e donte.
Ky rast u bë publik pas shtrimit të vajzës në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Sant'Orsola në Bolonja, por që e kapërceu këtë situatë vetëm pas kalimit të disa ditëve në repartin e reanimacionit.
Vetëm me ndërhyrjen e nënës së viktimës, gjykata e të miturve largoi babanë dhe të vëllanë me një vendim urgjent, duke e lënë vajzën që tërimarrë veten.
a.y/NOA