English

Nxirret i pajetë nga deti 65 vjeçari në Gjirin e Lalzit

Durrës, 31 korrik 2011, NOA- Një trup i pajetë është nxjerrë pak më parë nga deti në zonën e Gjirit të Lalzit.

Trupi i pajetë sipas dëshmitarëve mendohet se i përket një 65 vjeçari i cili kishte shkuar për të pushuar dhe notuar në ujin e detit.

Mësohet se kanë qenë pushuesit në atë pjesë të plazhit, ata që kanë pikasur trupin e pajetë të viktimës, të cilët kanë sinjalizuar më tej edhe policinë.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se viktima dyshohet të jetë banor i zonës dhe se mendohet të ketë humbur jetën vetëm pak orë më parë.

Ndërkaq nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin e trupit të pajetë.

a.y/NOA

KOMENTE