English

Parashikimi i motit për 1 gusht 2011

Tiranë, 31 korrik 2011, NOA- Nesër, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ndërsa në zonat malore do të jetë dominues moti i vranët ku në zona të veçanta do të ketë shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke e rrezikuar nga shira të izoluar por vranësira dhe shira të dendur do të ketë në verilindje dhe juglindje të territorit. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga i gjithë vendi për të ri-kthyer motin e kthjellët në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa Veriore, Verilindore si edhe Vendet Balltike do të mbeten me vranësira dhe shira me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës. Po ashtu vranësira, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në Norvegji dhe në ishujt Britanike ku problematike në këto zona do të jenë edhe renia e ndjeshme e temperaturave. Në kushtet e vranësirave dhe shirave të cilët do të jenë me intensitet të ulët do të jetë edhe Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani Verior por në këto rajone nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas-hershme. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të karekterizohet Europa Qendrore dhe Europa Jugperëdimore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Verior do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere

- Vendet Balltike rrezikojnë shira intensive dhe temperatura të ulëta

- Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE