English

Punonjësit e AMC pastrojnë plazhin e Kune në Shëngjin

E diel, 31 korrik 2011, NOA- Një tjetër aktivitet në dobi të mjedisit nën siglën e AMC Green.

Gjatë ditës së shtunë punonjësit e AMC ndërmorën një aksion për pastrimin e plazhit të Kunes në Shëngjin nga papastërtitë. Kjo nismë, përveçse pastrimit, ka si qëllim edhe ndërgjegjësimin e pushuesve në këtë plazh për mbajtjen pastër të ambienteve publike dhe mjedisit.

Plazhi i Shëngjinit është plazhi me numrin më të madh të frekuentuesve në veri të bregdetit shqiptar. Numri i madh i turistëve shpesh ka si pasojë ndotjen e hapësirës së plazhit. Nën siglën e AMC Green, punonjësit e AMC vendosën që vullnetarisht të pastronin plazhin e Kunes në afërsi të Shëngjinit. Rreth 100 punonjës të AMC dhe familjarë të tyre kanë marrë pjesë në këtë aksion.

Për rreth 3 orë punonjësit kanë pastruar disa kilometra nga plazhi duke grumbulluar mbi 100 thasë me mbeturina. Aksionit të AMC gjatë ditës së shtunë ju bashkuan edhe shumë pushues duke u përfshirë në pastrim.

Ky është një ndër aksionet që AMC ka organizuar në dobi të mjedisit. Vetëm pak kohë më parë punonjësit e AMC pastruan ambientet e Parkut Kombëtar të Dajtit në bashkëpunim edhe me shumë të rinj të kryeqytetit. Në të ardhmen, nën siglën e AMC Green, do të organizohen edhe shumë aktivitete të tjera që do të mbështesin mjedisin.

Në politikat e saj AMC ka mbështetur përherë nismat në të mirë të ambientit. Për AMC është shumë i rëndësishëm raporti harmonik midis veprimtarisë së përditshme dhe kujdesjes ndaj ambientit. Për këtë arsye duke filluar që këtë vit AMC ka krijuar edhe një identitet vizual për projektet që do jenë në dobi të mjedisit, AMC Green.

AMC e shikon botën si ti, plot përkujdesje, përgjegjësi dhe natyrisht të gjelbër!

a.y/NOA

KOMENTE