Prishtinë, 31 korrik 2011, NOA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka shprehur gatishmërinë për të ndërhyrë me ndihma ushqimore në veri.
“Nëse paraqitet nevojë për mungesë të gjërave ushqimore në veri të vendit, Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndërhyjë me ndihma”, u shpreh Rexhepi për mediat duke theksuar vendosmërinë pavarësisht se kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të grupeve ekstremiste serbe, por siç tha ai, institucionet duhet të jenë të përgjegjshme për popullatën.
Ai e cilësoi situatën në veri të qetë duke shtuar se, Qeveria e Kosovës do u gjendet në të gjitha momentet qytetarëve në veri pa marrë parasysh se kush janë ata.
a.y/NOA