English

Ristani: Politika kërkon të bllokojë zgjedhjet e pjesshme

Tiranë, 31 korrik, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur pak minuta më parë për të diskutuar mbi situatën në 10 komunat ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani në hapje të mbledhjes u është referuar problemeve që kanë sjellë subjektet politike për emërimin e komisionerëve në këto njësi vendore. Ai u shpreh se partitë kanë strategji për “të prishur zgjedhjet në këto komuna”. Ristani shtoi se është dashur që KQZ-ja të mblidhet gjatë natës për të bërë emërimin e komisionerëve. Mëngjesin e ditës së sotme kanë nisur zgjedhjet e pjeshmë në 10 komuna; Shllak, Shalë, Pishaj, Mollas, Kolsh, Finiq, Qendër-Skrapar, Armen, Paper dhe Zall-Dardhë. a.k/NOA

KOMENTE