E diel, 31 korrik 2011, NOA – Pas përmbylljes së procesit të pjesshëm të votimit për qeverisjen vendore në nëntë komuna në Qarqet Berat, Dibër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, Policia e Shtetit bën me dije se janë dorëzuar në Vendet e Numërimit të Votave të gjitha materialet zgjedhore të Qendrave të Votimit të nëntë komunave ku u përsëritën zgjedhjet.
Policia e Shtetit bëri me dije se ky proces nisi menjëherë pas mbylljes së QV-ve në këto komuna, pra pas orës 19.00’ dhe ka vijuar normalisht pa shënuar asnjë incident.
Në njoftimin e policisë mësohet se rrugëtimi i kutive të votimit nga Qendrat e Votimit drejt KZAZ-ve të zonës përkatëse ku tashmë ka nisur numërimi i votave.
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë janë shoqëruar dhe dorëzuar kundrejt procesverbalit përkatës 14 kuti me materialet zgjedhore, të cilat i përkisnin 7 Qendrave të Votimit të Komunës Armen dhe 7 Qendrave të Votimit të Komunës Finiq.
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat janë shoqëruar dhe dorëzuar kundrejt procesverbalit përkatës 17 kuti me materialet zgjedhore, të cilat i përkisnin 17 Qendrave të Votimit të Komunës Qendër Skrapar.
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan janë shoqëruar dhe dorëzuar kundrejt procesverbalit përkatës 34 kuti me materialet zgjedhore, të cilat i përkisnin 14 Qendrave të Votimit të Komunës Paper dhe 20 Qendrave të Votimit të Komunës Pishaj.
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë janë shoqëruar dhe dorëzuar kundrejt procesverbalit përkatës 12 kuti me materialet zgjedhore, të cilat i përkisnin 12 Qendrave të Votimit të Komunës Mollas.
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë janë shoqëruar dhe dorëzuar kundrejt procesverbalit përkatës 8 kuti me materialet zgjedhore, të cilat i përkisnin 8 Qendrave të Votimit të Komunës Kolsh.
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër janë shoqëruar dhe dorëzuar kundrejt procesverbalit përkatës 6 kuti me materialet zgjedhore, të cilat i përkisnin 6 Qendrave të Votimit të Komunës Zallë Dardhë.
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër janë shoqëruar dhe dorëzuar kundrejt procesverbalit përkatës 6 kuti me materialet zgjedhore, të cilat i përkisnin 6 Qendrave të Votimit të Komunës Shllak.
Aktualisht strukturat e Policisë së Shtetit në Qarqet Berat, Dibër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë kanë marrë masa për ruajtjen e nëntë ambienteve të VNV- deri në përmbyllje të procesit.
Sipas policisë procesi i votimit u zhvilluar normalisht dhe në asnjë rast nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë nga KQV-të dhe KZAZ-të.
mit/NOA