Berlin, 1 gusht, NOA - “The Times They Are a-Changin”, kështu quhej albumi i tretë i Bob Dylon-it, në vitin 1964, që e bëri atë të njohur në gjithë botën si këngëtar i protestës dhe po ashtu si kreun muzikor të një lëvizjeje të rinjsh, që pak vite më vonë do të quhej brezi i 68'-s.
Në këngët e tij Dylon-i i ri kritikonte problemet racore në SHBA, protestonte kundër militarizmit dhe padrejtësisë sociale. Por sot nuk ka më vallë këngë proteste? Për këtë arsye: 120 tituj iu paraqitën revistës „Spex“ dhe tani bandi i Lajpcigut „Brockdorff Klang Labor“ fitoi me titullin e tij „Fortesa Europa“, i cili kritikon politikën gjermane dhe europiane për refugjatët.
.Atmosfera në dhomën e provave të Brockdorf Klang Labor, shkurt BKL, është e mrekullueshme - pak ditë pas fitores së konkursit „Spex“ për këngën aktuale më të mirë të protestës. Në të vërtetë BKL –të nuk janë më të panjohur. Tashmë prej 14 vjetësh grupi prej tre vetësh jep shfaqje në gjithë Gjermaninë dhe madje ata intepretuan vitin e kaluar edhe në pavionin gjerman në ekpsozitën e Shangait. Megjithatë, pse kanë paraqitur në konkursin për këngë proteste, një titull, e sqaron në një farë mënyre Sergej: "Mendimi i parë ishte se është diçka që ne gjithmonë kemi dashur ta bëjmë. Dhe unë kam vënë re gjatë punës në grupin tonë, që kjo nuk është fare e lehtë sa ishte ndoshta para 20 vjetësh, ku stile të specifikuara ishin për të protestë. "
Taktet e para të „Fortesa Europa“ bëjnë të qartë se muzika e BKL është pop - megjithatë tek ato ia vlen të dëgjosh tekstet, thotë këngëtarja Nadja von Brockdorff: "Hajde afër, ne mund të jemi kaq afër. Çfarë t'i mendon gjithashtu, ajo është një vlerë, jo një dhuratë. Hapësira është këtu tek unë, jo jashtë para derës."
Nadja von Brockdorff: „Natyrisht teksti është komplet i qartë në momentin që formulon protestën. Ndoshta jo në kuptimin klasik, që të japë një qëndrim konkret kundër, por është më shumë një kërkesë për një politikë më humane për refugjatët. Konkretisht me rënien e qeverive në botën arabe dhe të diskutimit për refugjatët në Lampedusa. Që ne thjesht të themi: Ejani. Kjo është pikërisht alternativa krejt e thjeshtë në këtë bujë të kryetarëve të qeverive."
Natyrisht kjo është naive që mbi një miliardë refugjatë të mundshëm nga Afrika të ftohen kaq thjesht për në Evropë -, këtë e dijnë edhe Sergej Klang dhe Nadja von Brockdorff. Por çfarë është funksionuese në këngët e tyre, që tematizojnë problemin e vetëizolimit evropian, kritikojnë politikën për refugjatë të Bashkimit Evropian, dhe kjo e gjitha edhe për të paketuar një avaz: modern, sexy, vallzues.
Sergej Klang: „Sigurisht që në një këngë pop nuk mund të argumentohen debatet e tëra politike me të gjitha të mirat dhe të këqijat. Në lidhje me këtë natyrisht që shpesh ka qenë rasti është reduktuar teskti ku mund të përmendeshin edhe parrulla."
„Brockdorff Klang Labor" kishin vendosur të hynin në garën Spex kundër 119 grupeve të tjerë, muzikantëve dhe kompozitorëve, ku tema e këngës së protestës të interpretohet shumë ndryshe. Nga këngët klasike kantautore –këngë për A-Cappela-Numër deri tek minimalja-me pjesë elektro ishin të gjitha të përfaqësuara – me përmbajtje për plagjiaturën e ish-ministrit zu Guttenberg, për Afganistanin, Fukushimën, revolucione të vogla dhe të mëdha, të rinj të sëmurë dhe jo më pak Apokalipsi. Nën moton: Protesta është kudo. Një juri katër-anëtarësh në fund vendosi për BKL.
Pse revista kryesisht ka kërkuar këngë proteste të re, këtë e shpjegon redaktori Ralf Kramer : "Gara -Këngë proteste në fund ka në fund një zinxhir të gjatë arsyetimesh, se përse Pop është sot post-politik. Qytetari i indinjatës pa qytetarin e indinjatës, çfarë po ndodh? Përse e majta politike pop - nuk thotë në fakt asgjë ose pak për protestat dhe ngjarjet aktuale? Pse të ashtuquajturat protesta gjermane e të majtëve në vitet 1990, shprehën shumë duke folur shumë qartë mbi çështje të tilla si nacionalizmi në Gjermaninë e bashkuar dhe pse ajo tani e lë fushën?"
Po ashtu BKL ishin para katër vjetësh me albumin e tyre „Muzikë vajzash“ relativisht apolitikë - por që do të ndryshojë nga Sergej me albumin e ri të ardhshëm "Falsifikimi i botës." Edhe "Fortesa Europa" do të bëhej për të dëgjuar këngë proteste, që ndoshta nuk do ta ndryshojnë menjëherë politikën, por ndoshta do të ndryshojnë sado pak muzikën pop.
Sergej Klang: "Protesta në muzikën Pop në një farë mënyre bën thirrje meqenëse me këto këngë nuk mund të festosh dhe të pihesh, gjë që është sot e përhapur shumë në kulturën e të rinjve. Dhe kjo është, mendoj unë, një arësye pse nuk ekziston kaq shumë kjo lloj muzike. Për mua ajo kurrë nuk ka përjashtuar mundësinë e lidhjes mes këngës së mirë pop që funksionon mirë në sallonet e vallëzimit e që megjithatë mund të ketë një mesazh, një deklaratë që është kritike dhe politike. "
NOA/DV