English

Çështja ‘Dick Marty’, EULEX vlerëson bashkëpunimin me qeverinë shqiptare

Prishtinë, 1 gusht 2011, NOA – Misioni i Bashkimit Europian për vendosjen e ligjit në Kosovë, EULEX vlerëson bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare për çështjen ‘Dick Marty’.

Kreu i misionit të EULEX-it Xavier Bout de Marnhac i ka dërguar një letër falënderimi Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ku vlerëson me tone të larta mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për një hetim të plotë të akuzave, të ngritura nga senatori Dick Marty në raportin e tij të Këshillit të Europës, të datës 7 janar 2011.

Marnhac nënvizon se EULEX-i mirëpret angazhimin e Qeverisë Shqiptare për një bashkëpunim të plotë me këtë investigim.

Gjithashtu, De Marnhac i është përgjigjur pozitivisht ftesës së zv/kryeministrit dhe kreut të diplomacisë Haxhinasto, për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

mit/NOA

KOMENTE