SHBA, 1 Gusht NOA - Në fund të fundit Destiny’s Child gjithmonë janë dashur shumë me njëra tjetrën dhe festa e prezantimit të albumit të tretë të solistes Kelly Rowland, “Here I Am”, ka theksuar dhe njëherë tjetër miqësinë e tyre.
Beyonce dhe Michelle Williams kanë shkuar menjëherë në festën e Rowland.
Realisht, sipas të dhënave të fundit, vajzat gjatë këtyre muajve po mendojnë për një ribashkim të tyre, pas ndarjes së vitit 2006.
Kelly ka pohuar: “Do të më pëlqente të bënin një live...”.
Në këtë deklaratë të saj duhet thënë se Kelly mund të ketë zbuluar më shumë, duke lënë të hapur mundësinë e ribashkimit të tre vajzave si në fillimet e tyre me grupin Destiny Child.
r.b/NOA