English

Dita e tetë e grevës së minatorëve, rëndohet gjendja shëndetësore

Bulqizë, 1 gusht, NOA – Dita e tetë e grevës së urisë së minatorëve ka rënduar edhe më tepër gjendjen e personave që janë futur në grevë urie. Përfaqësuesit e minatorëve janë shprehur të vendosur për vijimin e grevës edhe në ditët e ardhshme.

Kërkesat kryesore të minatorëve kanë të bëjnë me rritjen e pagave në masën 40 për qind, largimi i drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, si dhe përmirësim të kushteve të sigurisë në punë për minatorët.

Dje minatorët u vizituan dhe nga këshilltari i Presidentit, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se kërkesat e tyre lidhet me kontratën që kanë bërë më firmën private që ka marrë koncesionin.

a.k/NOA

KOMENTE