Australi, 1 Gusht NOA - Mënyra se si ndikon dielli tek ne gjithmonë ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe kjo si pasojë e rrezeve ultravjollcë dhe të rreziqeve që na kanosen në shëndetin tonë si pasojë e tyre.
Megjithatë ekspozimi në diell jo gjithmonë ndikon negativisht.
Studiuesit e Melbourne Pathology kanë bërë të ditur se marrja e rrezeve UV ndikon pozitivisht në lëkurën tonë pasi e pasuron atë me vitaminë D dhe në krahun tjetër si rrjedhojë ul mundësinë e rrezikut për të prekur nga diabeti krahasuar kjo me personat që i shmangen këtyre rrezeve.
Gjithashtu bëhet e ditur se mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë rreth 600 mijë vikatma në botë si pasojë e tumorit.
Nëse për të ulur rrezikun e tumorit në gji duhet një ekspozim prej tre orësh në ditë në diell, studiuesit australianë pasi bënë analizat e gjakut të 5mijë e 200 personave, zbuluan se për çdo 25 nanomole të vitaminës D në gjak, rreziku për të zhvilluar diabetin zbret me 24%. r.b/NOA