English

Eurostat: Shkalla e papunësisë e qëndrueshme

Bruksel, 1 gusht 2011, NOA – Shkalla e papunësisë në zonën e Euros dhe në 27 vendet e Unionit Europian ka mbetur e qëndrueshme në shkallën 9,9 përqind që prej muajit qershor të këtij viti, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Ndërkohë shkalla e papunësisë në Itali është në vlerën 8 përqind nga 8,1 përqind që ishte në muajin maj.

Të dhënat i publikoi zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Sipas të dhënave në qershorin e vitit të shkuar shkalla e papunësisë në vendet e Euros dhe BE ishte 9,7 përqind.

mit/NOA

KOMENTE