Tiranë, 1 gusht 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Përmes një mesazhi urimi, shpërndarë mediave nga zyra e shtypit të Kuvendit, Topalli shprehet: “Dëshiroj të bëj urimet më të mira për të gjithë besimtarët mysliman për muajin e ramazanit. Agjërimi që fillon sot, është sakrifica, përkushtimi dhe besimi ndaj zotit. Dua të uroj çdo shqiptar kudo që ndodhet, duke besuar se këto ditë do të jenë ditë reflektimi dhe meditimi për të gjithë ata që besojnë tek Zoti. Dëshiroj të nxisë çdo kënd që të mendojë për ata që s’kanë, për të braktisurit, për ata që janë në nevojë. Në mënyrë të veçantë në këtë ditë dashuria, dhimsuria dhe solidariteti duhet t’i drejtohet çdo kujt”.
a.q/NOA