English

Myslimanët nisin agjërimin për muajin e Ramazanit

Tiranë, 1 gusht, NOA - Besimtarët myslimanë kanë nisur sot muajin e Ramazanit. Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të Hixhretit. Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë të gjithë besimtarët e botës islame. Në përfundim të këtij muaji, një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh).

Për besimtarët Ramazani është muaji i agjërimit, sakrificës dhe adhurimit hyjnor. Gjatë këtij muaji myslimani i devotshëm agjëron gjatë ditës. Ai nuk “refuzon” vetëm ushqimin dhe pijen, por ai mban kontroll mbi gjuhën e tij, sytë, veshët, mendimet dhe veprat e tij. Dy ditë më parë, kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muça, përmes një deklarate për mediat uroi besimtarët për agjërim të lehtë e të begatë dhe uroi që muaji i Shenjtë i Ramazanit, që i paraprin festës së Bajramit të Madh t’i bekojë të gjitha familjet me lumturi, paqe dhe dashuri kudo në botë.

Muça kërkoi nga besimtaret të përfitojnë sa më shumë nga muaji i madhënueshëm i Ramazanit, duke deklaruar se “muaji i Ramazanit është muaji i bereqetit, begatisë dhe pajtimit”.

a.k/NOA

KOMENTE