Tiranë, 1 gusht , NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 1 gusht 2011.
Gazeta “Shekulli”, ka si argument kryesor “Mashtrim me privatizimet shtetërore”, i cili flet për procedurat e ndjekura nga institucionet. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vrasja e Doçit, hetimet, shpesa tek kamera e sigurisë së bankës”, “Babai vret djalin me 13 plumba në gjumë”.
Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Makinat, kush përfiton nga amnistia për taksat”, i cili flet për ligjin e ri për makinat. Disa tituj të tjerë të gazete janë; “Dade: Berisha vuri LSI në skalionin e parë të dhunës, nuk mund të ketë koalicion me PS”, “Berisha në Dhërmi, takim me Thaçin dhe thyerje e rekordit të notit”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin; “Vret të birin 15-vjeçar në gjumë”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dje në Lezhë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Apartamentet, çmimet bien në minimum”, “Skandal seksual në policinë e Shkodrës”, “Meta sërish mes së majtës dhe së djathtës”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Vasilika Hysi: Gabuam me Kushtetutën, qeveria doli mbi Parlamentin” i cili flet për qëndrimin e deputetes socialiste. Disa tituj të tjerë janë; “Dyshimet e gruas së Ramizit kur ai mbyllej në zyrë me Nexhmijen”, “Babai e vrava djalin se më turpëroi në fshat”, “Sinan Hoxha: Donin të më martonin me shkuesi”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Debati për Kushtetutën, Manjani: Rama më mirë të dorëhiqet”, i cili pasqyron qëndrimin e juristit dhe përfaqësuesit të LSI-së për Kushtetutën. “Berisha thyen rekordin në Dhërmi” është një tjetër artikull i kësaj gazete.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al