Francë, 1 Gusht NOA - “Pastore është një lojtar i Paris Saint Germain”, - kanë qenë këto fjalët e presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini, që ka pohuar në një intervistë për largimin e talentit argjentinas.
“Tratativa është mbyllur orët e vona të mbrëmjes, rreth mesnatës në bazën e 43 milionë eurove”.
Është një goditje shumë e madhe në merkato kjo për teknikun brazilian Leonardo dhe në krahun tjetër tepër i kënaqur ekonomikisht ka mbetur Zamparini, i cili ka kurorëzuar “El Flaco-n” si mbret të merkatos së bashku me Aguero.
r.b/NOA