Prishtinë, 1 gusht 2011, NOA - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi konsideron se ardhja e zyrtarit të lartë të BE-së, Robert Cooper në Beograd dhe Prishtinë do të duhej të përshpejtonte bisedimet mes dy palëve, në mënyrë që dialogu të vazhdojë më parë, e jo në muajin shtator. Sipas tij, pala shqiptare është e gatshme madje që menjëherë të vazhdojë dialogun me Beogradin në Bruksel. “Ne nuk kemi dhënë kurrfarë afati, sa më parë aq më mirë”, i tha Rexhepi agjencisë së lajmeve Tanjug. Ai në ndërkohë, ka deklaruar se “nëse paraqitet mungesë e produkteve ushqimore në veri të vendit, Qeveria e Kosovës është e gatshme të dërgojë me ndihma”. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka për obligim që të kujdeset për popullatën e saj, pa marr parasysh kush janë ata.
a.q/NOA