English

Sherr në lokal, plagoset me armë gjahu 31-vjeçari

Shkodër, 1 gusht, NOA – Një sherr i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal të Velipojë për pak është kthyer në një tragjedi. Një i ri ka qëlluar me armë gjatë një sherri dhe ka plagosur një 31 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, në një lokal privat në Velipojë.

Personi që ka qëlluar me armë gjahu është Andi Vata, vjeç 21, banues në fshatin Reç i Ri, komuna Velipojë, Shkodër.

Ndërsa personi i plagosur është shtetasi me inicialet A. P., 31 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër. 31-vjeçari është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku ka marrë dhe mjekimin e parë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e armës, si dhe ndalimin e 21-vjeçarit rreth dy orë pas ngjarjes.

Andi Vata akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armës së gjahut”.

a.k/NOA

KOMENTE