English

Zyrtarët serbë hyjnë në Kosovë

Prishtinë, 1 gusht, NOA - Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, raportohet të kenë arritur përmes rrugëve dytësore në Leposaviç.

Siç njofton agjencia “Beta”, Stefanoviç dhe Bogdanoviç janë pritur nga rreth 300 banorë serbë.

Dy zyrtarëve serbë nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë.

Stefanoviç ka thënë se bisedimet për "statusin e vendkalimeve në veri" do të vazhdojnë sot.

NOA/RFE

KOMENTE