Tiranë, 2 gusht 2011, NOA – Pjesa më e madhe e mjekëve në Tiranë nuk kanë licencë për ta ushtruar aktivitetin ose në rastin më të mirë kjo licencë u ka skaduar prej të paktën një viti. Shqetësimi u ngrit nga presidenti i Urdhërit të Mjekut, Din Abazaj.
Ai tha sot se bluzat e bardha, neglizhojnë të zbatojnë aktet nënligjore, duke rrezikuar të jenë të jashtëligjshëm në profesionin e tyre. “Problemi i licensimit ka ecur me ritme të ngadalta vecanërisht në iranë. Është detyrë e drejtuesve të institucioneve që të mos marin në stafin e tyre mjekë të palicensuar, sepse konsiderohen të kundërligjshëm”, tha Abazaj duke fajësuar drejtuesit e spitaleve që pranojnë mjekët pa lejen e ushtrimit të profesionit .Afati i parashikuar për të përfunduar ky proces ka qenë tetori i vitit të shkuar. “Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka e 35%, “Mbretëresha Geraldinë” 21%, Spitali i sëmundjeve të mushkërive ka 32,4%, spitali Ushtarak e ka 56,9% dhe Instituti i Shëndetit Publik e ka të ulët fare, 10,2%”, deklaroi Abazaj. a.q/NOA