Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me disa ambasadorë në vendin tonë, por fillimisht priti eurodeputetin austriak njëherësh Kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Austri në parlamentin austriak, Volfgang Grossruk.
Që në fillim të takimit Grossruk e uroi zotin Basha, për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë, për të bashkëpunuar me administratën e tij, për projekte të ndryshme, veçanërisht në ato për forcimin e kapaciteteve.
Nga ana e tij Basha e falenderoi eurodeputetin Grossruk, për shprehjen e mbështetjes dhe e siguroi atë, se do të jetë i hapur, për çdo nismë bashkëpunimi.
Sakaq kryetari i Bashkisë e njohu eurodeputetin austriak, me prioritetet e tij dhe të administratës për zhvillimin e Tiranës, për përmirësimin e cilësisë së jetës si dhe për zgjidhjen e problemeve imediate që ka qyteti.
Më tej Basha priti në një takim kortezie, ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller-Hotkemper.
Zonja Hotkemper e uroi kryebashkiakun Basha, për detyrën dhe i shprehu mbështetjen e qeverisë gjermane, për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës, në projekte të përbashkëta.
Ndërkaq Basha informoi ambasadoren gjermane, në lidhje me prioritetet që ka Bashkia për ti shërbyer qytetarëve në lidhje me shqetësimet që ata kanë.
Gjithashtu, qytetari i parë i Tiranës Lulzim Basha e njohu ambasadoren, me projektet që ka Bashkia, për të përmirësuar cilësinë e jetën në qytet.
Duke e falenderuar për mbështetjen, ai e siguroi ambasadoren Hotkemper, lidhur me gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me qeverinë gjermane, në projekte të ndryshme.
I treti takim i kryebashkiakut të Tiranës ishte ai me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, zonjën Yvana Enzler.
Ambasadorja Enzler, e uroi Bashën për detyrën dhe i shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin mes qeverisë së vendit të saj dhe Bashkisë së Tiranës, në projekte të ndryshme të përbashkëta. Kryetari i Bashkisë e informoi ambasadoren zvicerane, mbi projektet për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit dhe banorëve të tij, si dhe me vizionin që ai ka, për ta bërë Tiranën një qytet modern europian.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Basha e falenderoi ambasadoren, për mbështetjen dhe shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me qeverinë zvicerane, në fusha të ndryshme.
a.y/NOA